Bota sot është e mbushur me kaos dhe pasiguri, libri mund të jetë vendshpëtim dhe rimbushje shpirti. Tek librat, mund të pushojmë nga zhurma e vazhdueshme dhe shpërqendrimet e jetës moderne, duke na lejuar të ngadalësojmë dhe të shijojmë bukurinë e gjuhës, fuqinë e tregimit dhe lidhjes me të tjerët.
Ne përmes librave, kapërcejmë ndarjet kulturore, nacionale, gjeografike dhe gjuhësore dhe lidhemi me njerëz që nuk i kemi takuar ndonjëherë.
Mos harroni,
Intelektuali nuk shkruan veç libra, as nuk lexon tërë ditën i mbyllur në bibliotekë. Ky s’është misioni i tij.
Intelektualin nuk e deh rakia, por brenga për gjendjen e popullit të vet dhe të botës.
Intelektuali nuk e humbë kohën në debate televizive, as nuk debaton me budallenjtë.
Intelektuali e vë pushtetin në siklet. E ngacmon opozitën të ndërhyjë.
Intelektuali e sfidon dijen, i fut njerëzit në mendime të thella për të kuptuar mashtrimet e tjerëve dhe zgjidhjet.
Intelektuali nuk ia mban krahun të keqit dhe nuk shtyp të dobëtin. Kur është koha ai flet, por kurrë nuk hesht para të keqes.
Perparim Blakaj






