• Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
No Result
View All Result
Home Të fundit

Istogu “thesari” i fshehtë i turizmit në Kosovë, vend ideal për t’u vizituar

June 19, 2025
in Të fundit
0
Istogu “thesari” i fshehtë i turizmit në Kosovë, vend ideal për t’u vizituar
Share on FacebookShare on Twitter

Në veriperëndim të Kosovës, shtrihet qyteti i qetë i Istogut, një vend i vogël për nga përmasa gjeografike, por ende i pa eksploruar tërësisht si mundësi e artë turizmi.

Qyteti i Istogut, i njohur ndryshe edhe si Burimi, është një përzierje mes natyrës mahnitëse, kulturës së rrallë dhe historisë tërheqëse, me lumenj të pastër, pamje të hijshme natyrore dhe qetësi të jashtëzakonshme që të jep një ndjesi të veçantë, këtu, në zemër të Ballkanit shkruan Telegrafi.

Si qytet ka një terren të vendosur mes peizazheve të bjeshkëve të larta atraktive dhe pamjeve të lezetshme natyrore që lehtësisht mundësojnë zhvillimin turistik, sidomos atë malor. Me një vizitë të shkurtër përqark qytetit hijelehtë, mund të vërejmë se ky truall është i pasur me bukuri natyrore të rrallë, me vlera të përsosura ekologjike, me florë e faunë, me burime uji e gryka, monumente natyrore, me male, lumenj, ujë të bollshëm e fusha të gjelbëruara magjepse.

Për këtë temë më së miri mund të na tregojë profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Isuf Ibrahimaj që ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Istog, me 44 vite përvojë në arsim si profesor, aktor, i pasionuar pas artit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe ecjes në natyrë. Ai ka rrëfyer për Telegrafin disa detaje nga qyteti i tij i lindjes.

Related Post

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

June 29, 2025

Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

June 26, 2025

Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme

June 23, 2025

‘’Fillimisht, do të ndalesha tek Burimi i Istogut që ka kapacitet të madh me ujin, pastaj Burimi i Vrellës e deri tek Drini i Bardhë. Kemi pjesën malore, bjeshkët, vende karakteristike dhe atraktive të natyrës, duke filluar nga Mokna (e emërtuar së fundi edhe si Bukuroshja e Ballkanit), vizitohen bjeshkët me radhë duke filluar nga Vojdulli, Maja e Madhe, Kosharishta, Rovica, Radusha, Lugu i Butë, Gurrat e Bardha, Shpellat Binjake në Bajshe, Maja e Korenikut etj”, ka thënë Ibrahimaj transmeton Telegrafi.

Istogu është vend ideal për adhuruesit e aventurave në bjeshkë, për dashamirët e antikitetit dhe turistët që kërkojnë përvoja të reja e të veçanta.

Për turistët e saj, përveç natyrës së bukur piktoreske, vendi ka përgatitur një mundësi të takimit me traditën dhe kulturën frymëzuese, një udhëtim drejt eksplorimeve të reja dhe mikpritje të veçantë në zemër të jetës tradicionale shqiptare.

Vizitorët rrëzë bjeshkëve mund të vështrojnë rrjedhën e Lumit të Istogut, të shfrytëzojnë shëtitoret dhe sheshet e vogla për shëtitje e të thithin ajrin e pastër duke soditur Bjeshkët e Istogut.  Ata po ashtu mund të gjurmojnë antikitetin në muzeun dhe bibliotekën e qytetit, të përfitojnë nga ujërat termale të pasura me minerale e veti kuruese, të relaksohen afër vendeve të shkëlqyera për peshkim e relaksim, të vizitojnë kullat e ruajtura ndër dekada, të shohin rrugët, parqet, mullinjtë e vjetër, hambarët e objektet fetare, të vjetra qindra vjeçare.

Kjo zonë njihet qysh në lashtësi për rrjedhën e pasur të ujërave, të lumenjve, përroskave e sidomos burimeve të ujërave termale dhe termo-mineral

‘‘Po ndërtohen edhe dy rrugë kryesore, që do të lidhin bjeshkët: Rruga Vrellë – Lugu i Butë dhe Syne – Mokën, këto dy rrugë me asfaltimin e tyre do të krijojë një mundësi të mire për turistët. Si aktivitete të radhës janë edhe nga Klubi Alpin ‘’Podguri’’, që organizon në verë e dimër marshe me vizitorë, Kampi ‘’Podguri’’ në Corrovodë ku turistët gjejnë akomodim, furnizime me ushqime – specialitete vendore nga bjeshkatarët, siç është flija e pjekur me saç. Këto organizohen në Alpet Shqiptare në vijën dinarike, rrugë këto që takohen me rrugë tjera edhe jashtë Kosovës’’, u shpreh ai, shkruan Telegrafi.

Kushtet e mira klimatike, toka pjellore, zhvillimi ekonomik i viteve të fundit, atraksionet e shumta natyrore, trashëgimia e ndritshme kulturore, restorantet me ushqime e produkte të freskëta vendore, përvojat relaksuese dhe pamjet spektakolare, janë vetëm disa nga arsyet që Istogu të shndërrohet në një nga destinacionet magnet më të vizituara në Republikën e Kosovës.

‘’Ju them të gjithë vizitorëve, vendorë dhe të huaj, mos hezitoni por dilni në këto bjeshkë, shijoni ato bukuri, me dru gjithfarë llojesh, pisha të larta, livadhe të bleruara me lule, fruta mali, mjedra, dredhëza, boronica, çajëra të ndryshme e bimë mjekuese. Secili vizitorë do të bindet se aty e gjen shëndetin në atë ajër të pastër e hipnotizohet nga gjitha ato bukuri që i gjen aty’’, ka përfundua Isuf Ibrahimaj.

Për të gjithë ata që kërkojnë një përvojë reale dhe të paharrueshme, për dashamirët e aventurave në natyrë, për entuziastët e sporteve në të gjitha stinët, për eksploruesit e vendeve të reja unike, Istogu, padyshim është një mundësi e artë dhe meriton të quhet si thesar i fshehur i turizmit. /PerparimBlakaj/Rimink

Tags: IntervistëIstoguPerparim BlakajTelegrafi

Related Posts

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
Këndi i autorit

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

by RIMINK.COM
August 13, 2025
Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B
Shop

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

by RIMINK.COM
June 29, 2025
Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve
Edukimi dhe arsimi

Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

by RIMINK.COM
June 26, 2025
Next Post
”Përtej syve” dhe këndimi midis realitetit e idealitetit

''Përtej syve'' dhe këndimi midis realitetit e idealitetit

Recommended

Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025
Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

June 19, 2025
Biografia e autorit Perparim Blakaj

Biografia e autorit Perparim Blakaj

June 19, 2025
Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

August 13, 2025
Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025

RIMINK

A creative platform blending media, storytelling, education, and career development. We produce impactful content, film scripts and cultural publications aimed at empowering voices, shaping narratives, and fostering meaningful progress in the digital era

Recent Posts

  • Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
  • Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie
  • Çka ofron Rimink Creative?

Categories

  • Biografia
  • Edukimi dhe arsimi
  • Intervista
  • Këndi i autorit
  • Këndvështrimet
  • Konferenca dhe takime
  • Kritikë
  • Kronika
  • Librat
  • Nga bota e leximeve
  • Nga bota e përkthimeve
  • Publikime
  • Shop
  • Të fundit

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.