• Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
No Result
View All Result
Home Të fundit

”Përtej syve” dhe këndimi midis realitetit e idealitetit

June 19, 2025
in Të fundit
0
”Përtej syve” dhe këndimi midis realitetit e idealitetit

Përtej syve, 2017

Share on FacebookShare on Twitter

Poeti i beson poezisë, prandaj edhe e krijon. Njeriu është dhe qenie krijuese, dhe, së këndejmi, e vë jetën e tij në krijimin e tij artistik, pikërisht pse dëshiron ta ndjejë pulsin e jetës, ta ndjejë në hapësirat e saj të gjera, të pakufi, universale. Të jetë në harmoni me të gjithë dhe të jetë në raporte njerëzore me të gjithë. Këso pulsimesh të zgjojnë vargjet e Përparim Blakajt te libri “Përtej syve”, libër që zuri vend edhe në Panairin e Librit në Prishtinë. Përse poetit i pëlqen ta pagëzojë librin e tij me sintagmën lirike “Përtej syve”? Te syri shënjohet pafajësia: “Më lër të të shoh se si buzëqesh/se si shikon qiellin me ngjyrën blu, si të syve të tu”.

Zemra është emocioni, syri është shenjë e arsyes, racionalitetit. Përtej këtij shikimi krijuesi letrar kërkon lumturinë, kur i shijon përvojat e hidhëta, apo kur është i prekur e mposhtur nga malli a dhimbja, të ngrihet në këmbë. Këndshikimi a syri i tillë vëzhgues, pajiset me vetëdijen për situatën, për jetën dhe për gjërat që e rrethojnë, që i ndien, dhe e shtrëngojnë të shohë më qartë, të ndiej më mirë, të meditojnë më saktë e më thellë se ç’hidhet shikimi në të parën herë… Mbase, sintagma lirike-refleksive “përtej syve” na drejton dhe në një kundrim tjetër reflektimi: a varet jeta jonë nga këndshikimi i gjërave në horizontin që ka shikimi?

Botime Artini, Prishtinë

A varet gjithçka vetëm nga ajo që shohim? Sigurisht që poeti nuk është i mendimit që gjithnjë ta përjetojmë dhe shijojmë vetëm hidhësinë a të ligën, për ta parë se ç’është e mira dhe e bukura, lumturia dhe mirësia. Së këndejmi, ky këndshikim, këta sy, ndiejnë më bukur e përjetojnë më thellë, kur këndon me pasion për dashurinë, për situatat herë të gëzuara e herë dramatike të përjetimit të këtij emocioni të bukur dashuror. Folësi lirik (ky folës a personazh lirik është ideografi poetike autoriale), sikur pajiset edhe me një prirje tjetër: njeriu ka nevojë të ketë diçka më shumë, të veprojë diçka më shumë.

Poeti ka dhe një besim tjetër te krijimi poetik. Krijon të jetë afër të tjerëve, të mos jetë i vetmuar. Duke e kërkuar këtë harmoni, të vërtetën, duke gërmuar në njohjen e jetës e të realitetit, deri te realiteti suprem hyjnor; ai dëshiron të qëndrojë sa më afër pikërisht ndaj këtyre vlerave, të vërtetës, dashurisë, jetës, së bukurës, dhe, gjithsesi, edhe përjetimit intim të vlerave hyjnore.

Related Post

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

June 29, 2025

Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

June 26, 2025

Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme

June 23, 2025

Kur poeti i këndon dashurisë: “me mall, me mall, poezia është vaji i poetit“, gjithsesi, që i tërë ky vëllim poetik frekuentohet më së shpeshti nga fjalët mall, dashuri, poezi, e, mandej, vijnë dhe fjalët e besimit, Zotit, mëkatit, të vërtetës, mirësisë etj. etj. Jojo Moyes, një gazetare angleze, thotë. “Një njeri i urtë më tha se shkrimi përbën një rrezik, për shkak se nuk le të jesh gjithnjë i sigurt që fjalët tua do të kuptohen drejt, prandaj do shkruaj drejtpërdrejt. Dëshiroj të flas me ty, deri sa t ë mos kemi më zë, dhe deri sa më nuk mund të flasim.”

Dhe ligjërimi poetik i Përparimit nuk pikësynon labirintet meditative të thënies a të figuracionit. Jo, ai dëshiron të ligjërojë haptas, përzemërsisht, butësisht, këshillueshëm, qortueshëm e vetëqortueshëm ndonjëherë. Duke e krijuar poezinë me anë të ritmit dhe rimës, dhe duke përsëritur shpesh formula vargjesh me semantemën mall, vargje të paradigmës muzikore (“mall sot ndjeva,”, “Sonte të kujtova, ndjeva mall!”, “ndjeva mall e u dogja përbrenda”), kjo do të thotë se ai poezinë e konsideron një lloj muzike, të cilën duhet ta dëgjosh që ta përjetosh.

Kësisoj, sikur muzat e artit ecin dorë për dore: muza e poezisë e kërkon atë të muzikës, kurse muza e imazheve nga jeta dhe pamjeve (figurative) u bashkëngjitet për t’i dhënë një plotni të realizuar lirikës. Te poezia krijuesi i ri i bashkon të gjitha rrjedhat e  frymëzimeve (“Brenda meje rrjedh një mal dëshirash,/një oqean ëndrrash“), i bashkon gjërat që do, qeniet më të dashura, që nga nëna e deri te e dashura, që nga miqësia e deri te paqja dhe harmonia, që nga dëshirat e deri te betejat për jetën.

Lirikë pa këndim emocional, nuk ka, prandaj ajo është zhanër i botës së brendshme. Por poetët, duke u dhënë edhe tek temat e këndimit filozofik mbi jetën, i drejtohen arsyes, si të vetmit reagens motivues për të gjitha qeniet njerëzore (përmendet shpesh dhe kjo leksemë), por, megjithatë, njeriu ka dhe botën e tij të brendshme, vulën e personalitetit të tij të papërsëritshëm, ka natyrën e tij dhe dashurinë e tij… dhe, së këndejmi, është poezia ajo që lëshon thirrmën e saj për t’i bashkuar njerëzit, për ta përafruar me qenien që do. Dhe, mbi të gjitha, për ta shquar mjeshtërinë e krijimit.

Do theksuar se ky vëllim poetik ka një larmi motivesh e këndimesh lirike, ka një botë të pasur emocionale, me pikësynime për ta pasuruar gjithnjë e më shumë dhe nga ana meditative. Të mos harrojmë: poezia, në radhë të parë, është lirikë, kurse përmasa e saj krijuese-artistike, përbëhet nga lirizmi, që u këndon ndjesive, shqetësimeve, dëshirave e përjetimeve të tjera (çasteve të gëzuara, të menduara, ndjesisë së atdhedashurisë, historisë apo femrës). Dhe poezitë e Përparimit, në këso rastesh, dalin më lirike, më të ndjera, më të realizuara. I ndërgjegjshëm për këtë kërkesë të poezisë, prandaj ai ato i krijon me varg të lidhur, me ritëm e me rimë, kur krijohet ndjesia e përjetimit të jehonave e tingëllimeve me ëmbëlsi lirike./rimink

Tags: LetërsiLibri i parëPerparim BlakajPërtej syvePublikim

Related Posts

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
Këndi i autorit

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

by RIMINK.COM
August 13, 2025
Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B
Shop

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

by RIMINK.COM
June 29, 2025
Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve
Edukimi dhe arsimi

Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

by RIMINK.COM
June 26, 2025
Next Post
Dr. Faton Krasniqi: ”Botë dhe frymëzime rinore tek libri Përtej syve”

Dr. Faton Krasniqi: ''Botë dhe frymëzime rinore tek libri Përtej syve''

Recommended

Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025
Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

June 19, 2025
Biografia e autorit Perparim Blakaj

Biografia e autorit Perparim Blakaj

June 19, 2025
Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

August 13, 2025
Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025

RIMINK

A creative platform blending media, storytelling, education, and career development. We produce impactful content, film scripts and cultural publications aimed at empowering voices, shaping narratives, and fostering meaningful progress in the digital era

Recent Posts

  • Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
  • Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie
  • Çka ofron Rimink Creative?

Categories

  • Biografia
  • Edukimi dhe arsimi
  • Intervista
  • Këndi i autorit
  • Këndvështrimet
  • Konferenca dhe takime
  • Kritikë
  • Kronika
  • Librat
  • Nga bota e leximeve
  • Nga bota e përkthimeve
  • Publikime
  • Shop
  • Të fundit

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.