Perparim Blakaj u lind më 10 gusht 1996 në qytetin e Istogut. Aty përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Studimet bachelor i përfundoi në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës. Perparim Blakaj është autor i shumë poezive, tregimeve, prozave artistike, eseve, vështrimeve, artikujve, këndvështrimeve politike, edukative dhe arsimore. Gjithashtu ka realizuar një mori hulumtimesh në fushën e edukimit. Ai punon si skenarist, mësimdhënës, content creator dhe kryeredaktor i Platformës Prindërimi.
Ka publikuar tre libra:
1. Përtej syve, 2017
2. Çdo gjë e mirë e ka një fund, 2018
3. Nga muret e Stambollit, 2023









