RIMINK ofron një gamë të gjerë shërbimesh të ndara në disa kategori kryesore, të dizajnuara për të plotësuar nevojat specifike të klientëve tanë:
I. Shërbime në fotografi dhe video profesionale:
- Fotografim profesional i biznesit tuaj: Krijojmë imazhe cilësore që kapin thelbin e biznesit tuaj përfshirë biznese të vogla dhe biznese të mesme, hapësira, restaurante, punishte dhe produkte të tjera. Fotografitë janë ideale për faqe interneti, broshura dhe materiale marketingu.
- Video Intervista: Realizojmë video intervista profesionale me pronarë biznesesh, drejtues ose klientë, për të ndërtuar besueshmëri dhe për të treguar historinë tuaj.
- Video të biznesit: Prodhojmë video promovuese të detajuara dhe me cilësi të lartë, duke përdorur pajisje profesionale për stabilitet dhe pamje.
- Fotografime profesionale të stafit: Krijojmë portrete profesionale të stafit tuaj, të përshtatshme për faqet e internetit, LinkedIn dhe materialet e brendshme të kompanisë.
- Shërbime si fotograf profesional në eventet tuaja: Dokumentojmë me kujdes dhe profesionalizëm momente të veçanta në ahengje familjare, evente korporative, konferenca, trajnime dhe ngjarje të tjera të ndryshme.
II. Dizajn grafik dhe materiale promovuese:
- Përpunim bazik i logove: Ofron shërbime të krijimit ose rinovimit të logove ekzistuese, duke siguruar një identitet vizual unik dhe të paharrueshëm.
- Përpunim i bluzave dhe formateve të tjera të reklamave: Dizajnojmë dhe përgatisim materiale reklamuese për bluza, veshje pune, dhe formate të tjera promovuese.
- Banera dhe postera reklamues: Krijojmë banera dhe postera tërheqës dhe efektivë për fushata marketingu, evente ose pika shitjeje.
- Flyer dhe broshura: Dizajnojmë flyer dhe broshura informuese dhe vizualisht tërheqëse për të komunikuar mesazhin tuaj tek audienca e synuar.
- Logo të gatshme BLIC: Ofron zgjidhje të shpejta dhe cilësore për logo, ideale për startup-e ose biznese me nevojë urgjente për një identitet vizual.
- Postera për kërkim pune dhe lloje të tjera: Përgatisim postera të personalizuar për njoftime pune, evente komunitare, ose çdo lloj tjetër njoftimi.
- Kartëvizita (Business Cards) për biznese: Dizajnojmë kartëvizita profesionale që lënë një përshtypje të qëndrueshme.
- Rregullimi i posterave për shitjen e produkteve: Krijojmë postera me dizajn tërheqës për të promovuar produktet tuaja dhe për të rritur shitjet.
- Certifikata: Dizajnojmë dhe përgatisim certifikata për trajnime, arritje, ose vlerësime të ndryshme.
III. Menaxhim i rrjeteve sociale për figura publike, biznese të vogla dhe promovime tjera:
- Menaxhim i Rrjeteve Sociale për figura publike dhe biznese të vogla: Kujdesemi për praninë tuaj në platformat kryesore sociale, duke krijuar strategji përmbajtjeje, planifikim postimesh dhe ndërveprim me audiencën.
- Postime dhe krijim përmbajtjeje: Zhvillojmë përmbajtje origjinale dhe tërheqëse për rrjetet sociale, duke përfshirë tekste, imazhe dhe video.
IV. Shërbime shtesë:
- Fjalime për ngjarje të rëndësishme, paraqitje televizive dhe konferenca.
- Ndërtim i CV-ve profesionale: Ndihmojmë individët të krijojnë CV-të efektive dhe profesionale që bien në sy te punëdhënësit.
- Redaktime në fushën e letërsisë dhe gjuhës: Ofron shërbime redaktimi, korrektimi dhe përmirësimi të teksteve letrare, akademike ose profesionale, duke siguruar saktësi gjuhësore dhe stilistikore.
V. Pako promovuese dhe bashkëpunime:
- Përfshirje në përmbajtjen tonë sociale: Bizneset, logot dhe reklamat e tyre, nëse bëjnë parapagime mujore sipas pakove tona Standard, Premium dhe Premium+, do të përfshihen në videot/vlog-et/përmbajtjen tonë në të gjitha rrjetet sociale të RIMINK. Kjo ofron një mundësi unike për rritjen e ekspozimit dhe arritjen e një audience më të gjerë.
Rimink Creative
www.rimink.com









