Këtu mund të gjeni disa nga shprehjet/citatet e tij të famshme:
”Shtypi mediatik gjithmonë ka gënjyer, por gënjeshtrat nuk kanë qenë kurrë më të shëmtuara sesa sot për çështjen e Palestinës. Dhe heshtja, kurrë nuk ka qenë kurrë më shurdhuese sesa sot.”
”Palestina është çështja e kohës tonë që tregon nëse keni një zemër të hapur dhe funksionale.”
”Ne nuk jemi përgjegjës për botën që krijoi të menduarit tonë, por mund të marrim përgjegjësi për mendjen me të cilën krijojmë botën tonë.”
”Pa instiktin dhe zemrën që informon mendjen, ne nuk jemi diçka tjetër përveçse zvarranikë të zgjuar jo-njerëzor. Dhe, këta zvarranikë të zgjuar jo-njerëzor e drejtojnë botën sot.”
”Palestina është çështja morale e botës sot. Prandaj, pyes në çfarë dreq bote jam duke jetuar?”
“Jo pse varësia, por pse dhimbja.”
”Kur je i etur të punosh shumë, injoron gjërat që kanë vërtetë rëndësi. Rëndësi ka të kalosh kohë me familjen tëndë dhe të largohesh disa javë nga puna jote.”
“Përpjekja për t’i shpëtuar dhimbjes është ajo që krijon më shumë dhimbje.”
“Kur gjykoj ashpër ndonjë person tjetër, kjo ndodh sepse ndiej ose shoh të reflektuar tek ata një aspekt të vetes që nuk dua ta pranoj.”
”Dëmi më i madh i shkaktuar nga neglizhenca, trauma ose humbja emocionale nuk është dhimbja e menjëhershme që ato shkaktojnë, por shtrembërimet afatgjata që ato shkaktojnë në mënyrën se si një fëmijë në zhvillim do të vazhdojë të interpretojë botën dhe situatën e tij në të.”
“Literatura kërkimore ka identifikuar tre faktorë që çojnë universalisht në stres: pasiguria, mungesa e informacionit dhe humbja e kontrollit.”
”Trauma nuk është ajo që të ka ndodhur. Është ajo që ndodh brenda teje si rezultat i asaj që të ka ndodhur. Abuzimi fizik e seksual, abuzimi emocional, neglizhenca, varësia, vdekja e një prindi, burgosja e njërit prind, varfëria, racizmi. Të gjitha këto janë ngjarje të mëdha trumatike që mund t’i lëndojnë fëmijët.”
”Asnjë shoqëri nuk mund ta kuptojë veten pa parë anën e saj të errët.”/Rimink






