• Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
No Result
View All Result
Home Këndi i autorit Intervista

Për sfidat, sukseset, frymëzimin për të shkruar, ju flet autori Perparim Blakaj

June 19, 2025
in Intervista, Këndi i autorit, Të fundit
0
Për sfidat, sukseset, frymëzimin për të shkruar, ju flet autori Perparim Blakaj
Share on FacebookShare on Twitter

Për të shkruarit, vështirësitë, sfidat dhe sukseset e botimit të librave flet në një intervistë ekskluzive për InLajmin, Përparim Blakaj, autori i 3 librave.

InLajmi: Sa kohë keni që shkruani, a na tregoni për vështirësitë që keni hasur në fillim?

Përparim Blakaj: Nga fëmijëria e hershme kam filluar të shkruaj tregime të shkurtra dhe poezi. Këto i bëja jashtë detyrave të shkollës. Mirëpo, nuk është se i kam treguar dikujt për këtë e as që ia kam shfaqur dot këto shkrime. Esetë në shkollë kanë dhënë gjithmonë përshtypje që di të shkruajë mirë, ndërsa rreth viteve 2014-2015 kam filluar t’i shfaqë për herë të parë para njerëzve në rrjetet sociale dhe gazetat e asaj kohe që shtypeshin akoma. Ndonjëherë them sikur ta kisha bërë më herët paraqitjen, ndonjëherë them se jam ngutur duke mos e njohur se çfarë bote realisht është letërsia.

InLajmi: A mund të na flisni pak për 2 librat tuaj “Çdo gjë e mirë e ka një fund” dhe “Përtej syve”, kush ju ka motivuar që këto libra ta shohin dritën e botimit?

Related Post

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

June 29, 2025

Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

June 26, 2025

Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme

June 23, 2025

Përparim Blakaj: ‘’Përtej syve’’ për t’u botuar si libër, është shtyrë nga një profesor imi në fakultet, që pëlqente me gjasë shkrimet dhe punimet që i dërgoja në morfologji dhe sintaksë. Kësisoji poezitë e mbledhura disa vitet të hershme të adoleshencës, janë botuar në vitin 2017. Pas saj, në 2018, disa nga lexuesit e fituar me librin e parë dhe shumë nga shoqëria ime, ishin të mendimit se duhej të botoja në vazhdimësi. U dukej dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, se Perparimit i shkonte përshtati të shkruante e të botonte libra. Pra, kështu erdhi në jetë edhe libri Çdo gjë e mirë e ka një fund, në fillim të 2019 doli edhe në shitje.

InLajmi: Sa jeni ndarë i kënaqur me suksesin e 2 librave tuaj?

Përparim Blakaj: Të 2 librat e mi janë sikurse trashëgimtarë, janë sikur fëmijët e mi, si simbole, nderime, thelbi i një arritje ndoshta. Jam i kënaqur që librat e mi kanë qenë në duart e lexuesve, shumica nga ta kanë pasur rastin t’i kenë pa pagesë, meqë janë në të gjitha bibliotekat e Kosovës. Ndërsa, të prezentohesha me to në të gjitha panairet e librit, brenda dhe jashtë vendit, ishte ndjenjë e veçantë dhe më lumturonte.

InLajmi: Sa orë në ditë shkruani, çfarë ju frymëzon për të shkruar?

Përparim Blakaj: Varësisht sa orë më mbesin nga leximi, aq edhe shkruaj. Shpeshherë, nga mbrëmja vonë, duke bërë të kalojë e tërë nata aty. Shpeshherë nga mëngjeset e hershme, duke mos dalur jashtë fare. Koha është e vlefshme, prandaj e shfrytëzoj sikur do të vdisja nesër, që realisht ashtu edhe mund të jetë. Për frymëzimin përkujdesen ngjarjet e mëdha rreth nesh që ndodhin çdo ditë. Në thelb, gjithçka mund të jetë motivuese për ta përcjellë me një poemë: ankthi, luftrat, simbolet, vogëlia, madhështia, Zoti, njeriu, djalli, dielli, kafeneja, muret e burgut të shtëpisë, deti, penxhereja, tepsia, duhani, gotat e palara, zjarri. Fytyra reale e botës nëse shihet këndi i të qenurit i lirë, atëherë mendoj se na duhet disa mijëra vjet për ta përshkruar çka realisht ndodh.

InLajmi: Nëse do të mund t’i thoshit një këshillë vetes suaj kur keni qenë më i ri dhe keni filluar të shkruani, cila do të ishte ajo?

Përparim Blakaj: Këshilla që i jepja vetës do ishte: Ki ambicie edhe më të mëdha, bëj një bibliotekë dhjetëmijë sosh, mos nënçmo fjalët dhe veprën tënde dhe çdo ditë mëso diçka të re, të madhe, të shkruar e përjetuar bukur. Në vitet e studimeve bëj dhjetëfish më shumë sesa ke bërë, pa pendim. Jeta është shumë e shkurtër a humbim kohën pa ambicie, pa llogaritur vetën, pa libra, pa dituri. Thjesht, hesht, duro, rri larg nga perfeksionizmi, kritikat e të paudhëve dhe njerëzi e rrjedhur nga trutë. Bashkohu me të edukuarit, sepse vetëm ata janë të lirë, që lexojnë me kuptime të thella, meditojnë rreth mendjeve të mëdha dhe kryeveprave. Ky është qëllim, rrugëtim i vërtetë.

InLajmi: Na thoni 3 libra të autorëve shqiptarë dhe botërorë, të cilët mendon se duhet patjetër të lexohen

Përparim Blakaj: Libra nuk mund t’i ndajë dot 3, por do të them autorë shqiptarë dhe të huaj nga: Lasgushin, Ali Podrimjen dhe Martin Camajn nga autorët tanë, dhe Oscar Wilde, Dostoevsky dhe Tolstoy nga autorët e huaj. Listë që nuk ndalet me 3 padyshim, mirëpo meqë shumica e autorët e mi të preferuar kanë vdekur, nuk kanë mundësi për t’u hidhëruar.

InLajmi: Cila ishte një nga gjërat më befasuese që mësuat gjatë të shkruarit?

Përparim Blakaj: Gjëra më befasuese gjatë këtyre viteve në këtë rrugëtim është se nuk e kam kuptuar më kohë që letërsia është mallkim. Është dashur ta lexoja nga Thomas Mann, disa vite pasi isha zhytur në të. Ai shprehet shumë bukur: ‘’Letërsia nuk është pritje por mallkim. Kur fillon ta nxjerr kokën ky mallkim? Herët, tmerrësisht herët, një një periudhë të jetës kur duhet të kishim ende të drejtë të jetonim të qetë e në harmoni me Zotin e me Gjithësinë. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: IntervistëPerparim Blakaj

Related Posts

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
Këndi i autorit

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

by RIMINK.COM
August 13, 2025
Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B
Shop

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

by RIMINK.COM
June 29, 2025
Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve
Edukimi dhe arsimi

Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

by RIMINK.COM
June 26, 2025
Next Post
Vetmia ime (Poezi)

Vetmia ime (Poezi)

Recommended

Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025
Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

June 19, 2025
Biografia e autorit Perparim Blakaj

Biografia e autorit Perparim Blakaj

June 19, 2025
Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

August 13, 2025
Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025

RIMINK

A creative platform blending media, storytelling, education, and career development. We produce impactful content, film scripts and cultural publications aimed at empowering voices, shaping narratives, and fostering meaningful progress in the digital era

Recent Posts

  • Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
  • Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie
  • Çka ofron Rimink Creative?

Categories

  • Biografia
  • Edukimi dhe arsimi
  • Intervista
  • Këndi i autorit
  • Këndvështrimet
  • Konferenca dhe takime
  • Kritikë
  • Kronika
  • Librat
  • Nga bota e leximeve
  • Nga bota e përkthimeve
  • Publikime
  • Shop
  • Të fundit

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.