• Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
No Result
View All Result
Home Këndvështrimet Edukimi dhe arsimi

Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

June 26, 2025
in Edukimi dhe arsimi, Këndvështrimet, Të fundit
0
Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve
Share on FacebookShare on Twitter

Shëndeti mendor i të rinjve është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, por konceptet pozitive të psikologjisë që mësohen në (disa) shkolla, mund të ndihmojnë të përmirësojnë një situatë të tillë.

Të rinjtë amerikanë raportojnë historikisht nivele të larta dëshpërimi, trishtimi, pikëllimi dhe vetmie. Sipas të dhënave të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 20% e adoleshentëve e kanë menduar seriozisht vetëvrasjen – dhe vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes për fëmijët e moshës 10-14 vjeç.

Ndoshta edhe më alarmante se prevalenca e problemeve të shëndetit mendor të të rinjve është pamundësia e mbështetjes për shëndetin mendor. Rreth 60% e adoleshentëve në depresion nuk marrin asnjë trajtim – dhe rreth 950,000 fëmijë tjerë nuk kanë sigurim shëndetësor që mbulon shërbimet për shëndetin mendor.

Një zgjidhje është ofrimi i kujdesit për shëndetin mendor në shkolla, ku janë edhe fëmijët (gjatë shumicës së kohës ose në kontakt). Kjo tashmë po ndodh. Këshilltarët shkollorë, psikologët dhe punonjësit socialë ofrojnë mbështetje/përkrahje, mësojnë strategjitë e përballimit dhe punojnë me kujdestarët për të ndihmuar studentët të kapërcejnë sfidat e shëndetit mendor. Një kujdes i tillë jetësor është parësor, por është e qartë se nevojitet më shumë ndihmë dhe përkrahje.

Related Post

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

June 29, 2025

Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme

June 23, 2025

Sezen Aksu: Edhe unë do ta vazhdojë rrugën time

June 19, 2025

Hulumtimet tregojnë se studentët që kanë një këndvështrim pozitiv për jetën e tyre, i kalojnë studentët e tjerë akademikisht dhe emocionalisht. Ju mund të pyesni veten, a mund të mësohet të menduarit pozitiv?

Unë studioj ndërhyrjet e psikologjisë pozitive në shkollë. Kolegët e mi kanë zbuluar se studentët që janë njohur me idetë e bazuara në shkencë për lumturinë ndihen më të kënaqur me jetën, përjetojnë më shumë emocione pozitive sesa negative si dhe kanë më pak probleme emocionale dhe problem të sjelljes.

’Shkenca e lumturisë’

Psikologët filluan të studiojnë ‘shkencën e lumturisë’ në fund të viteve 90’. Para asaj kohe, shumica e studiuesve të psikologjisë studiojnë ”mjerimin”.

Psikologu Martin Seligman ishte një shkencëtar i atillë, i cili ishte pionier i konceptit të ” pafuqisë së mësuar“. Por, një bisedë me vajzën e tij të vogël, ku ajo i kërkoi të dinte se pse ai nuk mund të “ndalonte së qeni kaq i çuditshëm“, e frymëzoi atë të fillonte të studionte atë që i bën njerëzit të lumtur.

Studimet fillestare ishin konceptuale në natyrë, padyshim. Por, shumë shpejt, studiuesit filluan të identifikojnë atë që i bën njerëzit të lumtur, përfitimet e lumturisë si dhe ndërhyrjet për të përmirësuar lumturinë.

Shkencëtarët identifikuan tre faktorë kryesorë të lumturisë: gjenetika, rrethanat e jetës dhe aktivitetet e qëllimshme. Potencialisht mund të ekzistojnë edhe të tjerë faktorë/elemente, në varësi të kulturës përkatëse. Nga tre të mëdhenjtë, dy të parët janë shpesh jashtë kontrollit të një individi/personi. Por, shkenca ka treguar se njerëzit mund të adoptojnë strategji të ndryshme për t’u ndjerë më të lumtur.

Arritja e një gjendje përparimi ose ndjenje të mirë dhe të bërit mirë përgjithësisht është qëllimi thelbësor i ndërhyrjeve psikologjike pozitive. Mund të ngjallë ndjenja pozitive, mund të rrisë angazhimin në jetë, të forcojë marrëdhëniet pozitive, t’i shtyjë njerëzit drejt qëllimit si dhe t’i ndihmojë njerëzit të arrijnë qëllime kuptimplota jetësore.

Psikologjia pozitive në shkolla

Psikologjia pozitive tani mësohet në disa shkolla anembanë botës, duke përfshirë këtu: SHBA-të, Australinë, Danimarkën, Zelandën e Re, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Shumica e ndërhyrjeve që bëhen, shërbejnë për t’i edukuar studentët rreth ndërgjegjësimit dhe koncepteve pozitive të psikologjisë siç janë: mirënjohja, mirësia, të menduarit pozitivisht, përdorimi i pikave të forta të karakterit dhe shpresa. Ideja nuk është vetëm t’i mësojmë studentët rreth psikologjisë pozitive si lëndë shkollore, por t’i ndihmojmë ata të praktikojnë aftësitë që sugjeron hulumtimi dhe do t’i ndihmojë ata të përparojnë.

Në programet e atilla, studentët fillimisht mësojnë konceptet pozitive të psikologjisë, pastaj praktikojnë përdorimin e tyre në jetën reale duke qenë të ndihmuar nga të rriturit e besueshëm. Për shembull, studentët diskutojnë se çfarë do të thotë mirënjohja për ta, më pas praktikojnë të shkruajnë tri gjëra për të cilat janë mirënjohës çdo natë para gjumit me ndihmën e kujdestarëve të tyre. Ndërsa pas një jave, studentët diskutojnë me të rriturit në shkollë se si praktikimi i mirënjohjes ndikoi në nivelin e tyre të lumturisë.

Një rishikim i 57 programeve të psikologjisë pozitive në vitin 2020, të bazuara në arsim, tregoi se më shumë se gjysma rezultuan në rezultate pozitive, duke përfshirë më pak stres, depresioni kishte shkallë më të ulët, kishte më pak ankth, më pak probleme të sjelljes, vetëbesim më të mirë, kënaqësi më të lartë të jetës si dhe funksionim më të fortë social.

‘Mirë përbrenda’

Një ndërhyrje që po studiohet aktualisht nga Departamenti i Arsimit i SHBA-së ka kohëzgjatje 10-javore me grupe të vogla dhe synon të ndihmojë nxënësit e shkollave të mesme. Ashtu si programet e tjera të këtij lloji, ai u mëson të rinjve koncepte dhe gjëra pozitive, duke përfshirë mirënjohjen, mirësinë, pikat e forta të karakterit, optimizmin dhe shpresën. Gjetjet e hershme, të paraqitura në konferencën e Shoqatës Kombëtare të Psikologjisë Shkollore 2023, tregojnë se programet e tilla po priten mirë si nga studentët ashtu edhe nga ofruesit.

Ne kemi kuptuar nga gjetjet tona se, studentët priren të favorizojnë aktivitetet që përshtaten me kulturën ose vlerat e tyre. Për shembull, një student tregoi se kryerja e akteve të mirësisë ishte aktiviteti i tyre i preferuar i bazuar në program, sepse i ndihmonte të kalonin më shumë kohë me familjen dhe kafshët shtëpiake – dy gjërat këto, sipas tyre, më të rëndësishmet në jetë. Një studente tjetër tha, se aftësia për të ndarë strategjitë me nënën e tyre i ndihmoi ata të ndiheshin më të lumtur. Kjo studente ishte gjithashtu krenare që mundi të ndihmonte familjen e saj.

Ne pamë gjithashtu se disa studentë besonin se programi i ndihmoi ata të ndërtonin marrëdhënie pozitive me të tjerët. Një student u shpreh: “Është vërtet kënaqësi të shohësh se si reagojnë të tjerët kur tregohem i mirë, si p.sh. t’ua jap një kompliment!”, dhe kjo i ndihmoi ata të ndihen “mirë përbrenda”. Një student tjetër ra dakord duke thënë se: ‘’Bërja e të tjerëve të ndiheshin mirë nga ana ime, i ndihmoi ata të ndiheshin më të lumtur.’’

Trajnimi i psikologjisë pozitive është vetëm një pjesë e zgjidhjes për përmirësimin e shëndetit mendor të të rinjve. Fëmijët me probleme më të rënda kanë nevojë për trajtim gjithëpërfshirës, ​​i cili mund të përfshijë këshillim për shëndetin mendor dhe mjekim (sa më të shpejtë).

Edhe pse shumë faktorë të rëndësishëm janë jashtë kontrollit të një personi, të gjithë kanë hapësirë ​​për t’u rritur në lumturi. Unë dhe kolegët e mi shpresojmë që mësimdhënia e psikologjisë pozitive në shkolla të bëhet një praktikë e zakonshme në të ardhmen.

Autore: Kai Zhuang Shum, psikologe
Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj

Tags: ArsimiEdukimiFusha e arsimitFusha e edukimitMësimdhëniaNxënësitPerparim BlakajShëndeti mendor

Related Posts

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
Këndi i autorit

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

by RIMINK.COM
August 13, 2025
Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B
Shop

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

by RIMINK.COM
June 29, 2025
Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme
Edukimi dhe arsimi

Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme

by RIMINK.COM
June 23, 2025
Next Post
Estetikë, funksionalitet dhe qëndrueshmëri: Profil B

Estetikë, funksionalitet dhe qëndrueshmëri: Profil B

Recommended

Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025
Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

June 19, 2025
Biografia e autorit Perparim Blakaj

Biografia e autorit Perparim Blakaj

June 19, 2025
Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

August 13, 2025
Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025

RIMINK

A creative platform blending media, storytelling, education, and career development. We produce impactful content, film scripts and cultural publications aimed at empowering voices, shaping narratives, and fostering meaningful progress in the digital era

Recent Posts

  • Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
  • Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie
  • Çka ofron Rimink Creative?

Categories

  • Biografia
  • Edukimi dhe arsimi
  • Intervista
  • Këndi i autorit
  • Këndvështrimet
  • Konferenca dhe takime
  • Kritikë
  • Kronika
  • Librat
  • Nga bota e leximeve
  • Nga bota e përkthimeve
  • Publikime
  • Shop
  • Të fundit

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.