• Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti
No Result
View All Result
Rimink
No Result
View All Result
Home Këndvështrimet Edukimi dhe arsimi

Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme

June 23, 2025
in Edukimi dhe arsimi, Këndvështrimet, Kritikë, Të fundit
0
Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme
Share on FacebookShare on Twitter

Çka është ”shëndeti emocional”?

Shëndeti emocional është perceptimi i asaj që ndodh, në këtë moment, pikërisht tani. Sa ne jemi të aftë të ndiejmë apo përjetojmë momentin. Ata që luajnë futboll, e kanë parasysh ndjesinë kur gjenden përballë portës ose maturantët tanë e dijnë ndjenjën pak minuta para se të shikojnë rezultatet e provimit të maturës ngjitur në xhamat e shkollës. Pikërisht ato ndjesi që përjetohen, janë pjesë e shëndetit emocional.

Jemi të trishtuar? A jemi të zemëruar? Çfarë po na bën të reagojmë në mënyrën se si veprojmë?
Shëndeti emocional do të thotë të jesh në gjendje të kontaktosh me ndjenjat tona dhe t’i identifikosh ato.

Kur jemi të shëndetshëm emocionalisht?

Related Post

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Çfarë po shohin fëmijët tanë në internet?

Çfarë po shohin fëmijët tanë në internet?

July 8, 2025

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

June 29, 2025

Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

June 26, 2025

Kur ndihemi mirë me veten tonë, kur nuk duam të jemi dikush tjetër e kur nuk i shohim të tjerët me nënvlerësim vetëm për faktin që nuk janë sikurse ne. Ne jemi të shëndetshëm atëherë kur jemi të vendosur përballë vështirësive, jemi realë për ndjenjat tona dhe realistë në mendime. Përgjithësisht, kur jemi shumë të matur në gjykime, kur futemi thellë në veprimet tona, kuptojmë kur dhe ku kemi gabuar, si të shmangim gabimet dhe kur jemi duke u treguar joracionalë në reagimet tona.

”Përfundimisht, i shëndetshëm emocionalisht është ai person që vetëkorrigjohet.”

A jemi të gjithë të shëndoshë emocionalisht?

Jo, vetëm pak prej nesh janë shumicën e kohës të shëndoshë emocionalisht. Ndërsa të gjithë ne, pa dallim, shumicën e kohës nuk mund të jemi të tillë. Ne nuk mund ta menaxhojmë në 100% të rasteve shëndetin emocional.

Po, duhet të jetojmë në të tashmen, të gjejmë vlera në ekzistencën tonë, të jetojmë pa i ngulfatur të tjerët me praninë tonë dhe pa u ngulfatur prej të tjerëve me praninë e tyre.

Të jesh i shëndoshë emocionalisht, nuk do të thotë të kesh pagën e lartë, të kesh status të lartë shoqëror, të kesh pozitë në qeveri e në institucione me rëndësi. Shumë prej nesh janë të shëndoshë emocionalisht me paga deri diku të ulëta, me status të thjeshtë e me përqendrim te familja e rrethi i ngushtë shoqëror.

Kur fillojnë sfidat e shëndetit emocional?

Sfidat për çdo individ në shëndetin emocional, fillojnë nga fëmijëria. Momenti i vijimit të mësimit në shkollë, kryesisht nga mosha 6 deri në moshën 9-vjeçare, është periudha kyçe. Kjo moshë ka shumë trysni për t’u përshtatur: nga një individ drejt grupit dhe nga krahasimi me veten në krahasimin me të tjerët. Sfidat që fëmijët përjetojnë, ua mundësojnë atyre që të jenë më të qëndrueshëm emocionalisht. Nëse në vazhdimësi, ju si prindër, silleni me ta sikurse të jenë të formuar nga një xham milimetrik i brishtë, ata do të rriten duke mos zhvilluar asnjëherë qëndrueshmërinë në shëndetin emocional.

E di, shpeshherë në debatin shoqëror sillen biseda të tilla si: ”Fëmijët e mi dua të rriten në një ambient të një vendi të zhvilluar”, ”Fëmijët e mi dua të jetojnë në vende të urbanizuara e të industrializuara që të kenë mundësi pune më shumë.”, ”Në zonat rurale fëmijët nuk zhvillohen psiko-fizikisht”, ”Në fshatra nuk ka perspektivë për zhvillim mendor e emocional”, ”Gjenetikisht fëmija im është kështu..” etj.

Siç thotë Oliver James, ”Do të ishte diçka jonormale që dikush i rritur në një vend të zhvilluar të jetë plotësisht i shëndetshëm emocionalisht.” Realisht, duke pretenduar që në të gjitha shoqëritë e urbanizuara e të industrializuara e krijojmë njeriun e zhvilluar e të shëndetshëm në të gjitha aspektet, biem në atë që Oscar Wilde e quan: ”Ekzistencë, jo jetesë.” Të qenët i pasur apo i varfër nuk ka ndonjë ndikim të dukshëm në shëndetin emocional. As vendet e urbanizuara e të industrializuara nuk krijojnë individin e shëndetshëm emocionalisht. Poashtu, as gjenetika nuk ka më shumë se 5-10% rol në shëndetin emocional. Ju, nuk mund ta fajësoni gjenetikën apo vendin për moskujdesin tuaj si prindër ndaj fëmijëve tuaj apo të prindërve tuaj ndaj jush.

Çfarë kanë nevojë fëmijët?

Fëmijët kanë nevojë për përkujdesje dhe dashuri gjatë viteve të para të jetës, kanë nevojë për mirërritje dhe ndihmesë për të kuptuar veten. Fëmijët kanë nevojë për një vetëdije të fortë për identitetin dhe unin, një zhvillim marrëdhëniesh tolerante dhe pozitive. Ata ndiejnë nevojën në vazhdimësi për të jetuar si individë origjinalë, me vlera dhe assesi të jenë të mishëruar me karrierën apo qëndrimet e dikujt tjetër.

Mënyra sesi kujdeseni për fëmijët gjatë viteve të para të jetës, do të jetë ajo sesi reagojnë ata në të ardhmen, për të mirë ose për të keq. Vitet e para për ta kanë ndikim të jashtëzakonshëm sepse është periudhë e tejzgjatur e varësisë së skajshme për të tjerët për mbijetesë.

Përcjellja e vlerave nga ju si prindër te fëmijët nuk është vetëm çështje imitimi dhe thjeshtë pjesë e të mësuarit. Pjesa e saj më e mirë është mënyra sesi prindërit i komunikojnë vlerat duke qenë pjesë e marrëdhënies me fëmijën. Me pak fjalë, për ta bërë fëmijën që të përqafojë vlerat e tua si prind, s’ka asgjë më të dobishme sesa përzierja e këshillës së qëndrueshme e pragmatike me ngrohtësinë autentike. Gjithsesi, këtu hyn edhe një nga sfidat kryesore në prindërim: marrëdhënia me fëmijët – krijimi i situatave argëtuese përmes të cilave fëmijët edukohen dhe krijojnë identitet të qëndrueshëm.

Për ju që ende nuk jeni prindër..

Për ju që ende nuk jeni prindër, koha është tani për të filluar përpjekjet për të qenë të shëndetshëm emocionalisht para se të bëheni prindër. E di, arsimimi dhe karriera marrin shumë kohë dhe mund nga jeta jonë. Por, mënyra sesi i qasemi atyre përbën një pjesë themeltare të të qenit autentik.

Në fund

Si përfundim, mos lejoni veten të bini në kurthin e një rutine hedoniste, ku synoni të fitoni tepër para për të rritur mirëqenien tuaj ndërsa assesi nuk e konceptoni kufirin e ”mjaftueshmërisë”. Derisa vraponi pas kësaj rutine, ata që kanë nevojë për vëmendjen tuaj, rriten të pavëmendshëm për gjithçka rreth tyre. Vetë ju si prindër, jetoni në të tashmen, në mënyrën më autentike të mundshme, jeni të hapur, gamorë dhe plot vullnet e gjallëri. Mos u përqendroni te lumturia juaj apo e fëmijëve tuaj, sepse ajo është objektiv i paarritshëm. Brengat dhe inatet ndaj prindërve tuaj për keqrritje, shndërroni në mirëkuptim dhe falje. Vlerësoni gjërat që keni para atyre që mungojnë.

Shëndeti emocional është sfida jonë e përditshme. Shëndeti i plotë është një gjendje drejt së cilës synojmë të gjithë ta arrijm në vazhdimësi. Prandaj, ”Shpreso më të mirën e prit më të keqen”. /Rimink

Autor: Perparim Blakaj, 23 Qershor 2025

Tags: ArtikullAutoriFëmijëtFëmijët dhe prindëritKëshillaPerparim BlakajPrindëritSfidat e shëndetit emocionalShëndeti emocionalTë rriturit

Related Posts

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
Këndi i autorit

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

by RIMINK.COM
August 13, 2025
Çfarë po shohin fëmijët tanë në internet?
Edukimi dhe arsimi

Çfarë po shohin fëmijët tanë në internet?

by RIMINK.COM
July 8, 2025
Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B
Shop

Cilësi në çdo kristal, përkushtim në çdo paketim: Ajani Pack A.B

by RIMINK.COM
June 29, 2025
Next Post
Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

Psikologjia pozitive në shkolla, një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

Recommended

Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025
Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

Dr. Gabor Maté flet për Palestinën, shtypin mediatik, traumat dhe botën sot

June 19, 2025
Biografia e autorit Perparim Blakaj

Biografia e autorit Perparim Blakaj

June 19, 2025
Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave

August 13, 2025
Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie

August 13, 2025
Shërbimet nga Rimink Creative

Çka ofron Rimink Creative?

July 24, 2025
Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

Autongjyrosës, Llamarist & Polir: M & B

July 9, 2025

RIMINK

A creative platform blending media, storytelling, education, and career development. We produce impactful content, film scripts and cultural publications aimed at empowering voices, shaping narratives, and fostering meaningful progress in the digital era

Recent Posts

  • Recension: ”Sinqeriteti dhe Nijeti”, libër udhërrëfyes i Imam Ibën Ebi Dunja për pastrimin e zemrës dhe pranimin e veprave
  • Vrasja e trefishtë në Gjilan: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, misteri i një arratie
  • Çka ofron Rimink Creative?

Categories

  • Biografia
  • Edukimi dhe arsimi
  • Intervista
  • Këndi i autorit
  • Këndvështrimet
  • Konferenca dhe takime
  • Kritikë
  • Kronika
  • Librat
  • Nga bota e leximeve
  • Nga bota e përkthimeve
  • Publikime
  • Shop
  • Të fundit

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Këndi i autorit
    • Biografia
    • Librat
    • Nga bota e leximeve
    • Nga bota e përkthimeve
    • Konferenca dhe takime
    • Intervista
    • Kronika
  • Këndvështrimet
    • Publikime
    • Edukimi dhe arsimi
    • Kritikë
  • Shop
  • Kontakti

© 2025 RIMINK.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.